Kryeministri Rama ka reaguar ashpër pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha, se Linda Rama ka aksione të “Abi Bank”.

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Rama ka mohuar akuzat e fundit të Berishës se bashkëshortja e tij është aksionere e “Abi Bank”. “Abi Bank, është amerikane dhe kontrollet nga enti i SHBA”, deklaroi Rama, i cili tha se “Gruas time dhe familjes time i ha atë që s’thuhet”.

“Jeni si ata që thërrasin: guri do të na rrahin, por Guri nuk vjen te ju, se nuk ka se si vjen tek ju. Ti je njeri që je marrë me gratë, vajza, nipa mbesa e kë sje marrë, je njeri që nuk ke kanun, ligjk, gruas time dhe familjes time i ha ato që nuk thuhen”, u shpreh Rama.

Më herët Rama ka lënë të nënkuptohet se Berishës i është ndaluar që të vizitojë SHBA-të.

“Akuza jote se kam paguar 20 milionë dollarë për të takuar Presidentin e SHBA, rëndon edhe mbi vetë Presidentin e SHBA. SHBA-të ti i ke sfiduar disa herë, kur i ke akuzuar si organizatoret e rrëzimit tënd”,tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA