Partizani ka realizuar një tjetër goditje në merkato, duke afruar në skuadër mbrojtësin e djathtë vlonjat, Hektor Idrizaj.

Ky i fundit ishte pjesë e Kamzës deri ditë ne djeshme, por ngulmoi të largohej drejt Partizanit, klub me të cilin nënshkroi edhe një kontratë 18-mujore.

Idrizaj u prezantua zyrtarisht gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme te klubi kryeqytetas, ndërsa nga sot do të jetë në dispozicion të trajnerit Skënder Gega.

Nuk ka humbur kohë as Kamza, që po gjatë mbrëmjes së djeshme, ka prezantuar zëvendësuesin e Idrizajt. Bëhet fjalë për mbrojtësin maqedonas Bojan Gjorgjevski, i cili deri në fund të vitit të kaluar ishte pjesë e skuadrës së Teutës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA