Panathinaikos ka arritur të marrë fitoren e parë për vitin 2019 në kampionatin grek, pasi mposhti me rezultatin minimal 0-1 skuadrën e Paneitolikosit në transfertë.
Ndeshja u vendos nga një gol i shënuar nga mesfushori i talentuar Bouzoukis në minutën e 32-të, ndërsa si titullar e nisi sfidën edhe mesfushori korçar Ergys Kaçe.
Shtatshkurtri i Kombëtares Shqiptare tregoi edhe njëherë grintën e lartë që e karakterizon, duke u ndëshkuar me dy kartonë të verdhë dhe duke lënë skuadrën me një lojtar më pak, për reth 30 minuta.
Edhe futbollisti tjetër i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila luajti titullar për skuadrën e Janinës, në sfidën që kjo e fundit humbi me rezultatin 2-1 në transfertën ndaj Paokut të Selanikut. Futbollisti kavajas ishte aktivizuar si mbrojtës i djathtë në rreshtimin me 3 futbollistë në këtë repart dhe u ndëshkua me një karton të verdhë.
Fitoren e parë për 2019-ën regjistroi edhe skuadra e Panioniosit, që mposhti Asteras Tripolin me rezultatin minimal 1-0, falë një goli spektakolar të shënuar nga sulmuesi shqiptar Florian Durmishaj. Ky i fundit është një titullar i padiskutueshëm i klubit grek dhe është shndërruar shpesh herë në protagonist me golat e shënuar.
Top Channel