Emri i Antonio Contes është rishfaqur sërish në zërat e merkatos së transferimeve pasi në orët e fundit ai është përmendur për një kalim të mundshëm te Interi ose Roma. Vetë tekniku italiani i ka mohuar këto zëra duke thënë se asgjë nuk është e vërtetë.

“Nuk kam qenë në kontakte as me drejtuesit e Interit e as ata të Romës, – tha Conte në një intervistë për La Gazzetta Dello Sport – prej kohësh po flitet, por janë thjesht zëra. Nuk është i vërtetë as lajmi se jam takuar me Marottën”.

Antonio Conte që është shkarkuar prej kohësh nga drejtimi i Chelsea, foli përpara ndeshjes së Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Juventusit ku përmendi ndër të tjerat edhe planet e tij për të ardhmen duke theksuar se në këtë moment nuk ka ndërmend të marrë asnjë skuadër dhe se do të qëndrojë pushim deri në muajin qershor.

“Gjatë këtij sezoni nuk do të më shihni te asnjë skuadër” – vijoi Conte – “Të shohim se çfarë do të ndodhë më vonë; dua të pres rastin e duhur. Kërkoj projektin e duhur dhe do të pranoj ofertën që do të më japë më shumë entuziazëm nuk kam ndonjë preferencë, Serie A apo kampionat jashtë Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA