Më 8 qershor 2018 Florenc dhe Bledar Muça do të jenë sërish objekt i kronikës së zëzë. Këtë herë përballja ishte me policinë e shtetit, efetivat e së cilës ishin urdhëruar të mbanin nën vëzhgim fisin Çapja.

Rreth orës 18.50, mjeti i dy punonjësve të forcave operacionale ndodhej rreth 800 metra nga hotel “Univers” kur kanë konstatuar se një mjet i markes “Benz G”, i cili ishte dhe mjeti qe ata duhet të mbanin nën vëzhgim, i ka shoqëruar nga pas për një kohë të shkurtër.

Ndërsa mjeti ka qenë i pandaluar mirë, nga dera e pasme e mjetit tip “Benz G” ka dale një person, i cili ka marrë në sedilje një pistoletë dhe ka qelluar drejtperdrejt në xhamin e pasëm të mjetit të efektivave të policisë.

Ky shkëmbim zjarri ka vazhduar për disa minuta dhe me pas mjeti “Benz G” eshte larguar drejt hotelit “Univers”.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes jane fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 46 gëzhoja, 6 predha dhe 4 bërthama predhash.

Për këtë ngjarje u arrestuan Ardjan Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça, të dyshuar për “vrasje të punonjësit të policisë” në tentativë. Hetimet u kryen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por në dhjetor 2016, për mos kopetencë hetimi çështja i kaloi për hetim Prokurorisë së rrethit të Elbasanit.

Pak ditë më vonë vëllëzërit Çapja lirohen nga paraburgimi. Hetimet ndaj tyre pushohen me argumentin pasi nuk u provua prania e tyre në vendngjarje.

Në shkëmbimin e zjarrit me oficerët e forcave operacionale u identifikua edhe shtetasi Erjon Millo.

37 vjeçari u ezekutua, 4 muaj më vonë, në tetor të vitit 2016 dhe ngjarja është ende pa autorë.

Viktima ndonëse nuk njihej në qytet për aktivitetin e tij, në dokumentet e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit rezulton se prej vitit 2013 ka nën administrimin e tij një kompleks në Xibrakë.

Sipas të dhënave zyrtare, ky aktivitet është regjistruar në vitin 2013, me emrin “Garden-Erion M 2014” dhe Erion Millo rezulton pronari i vetëm.

Si objekt të aktivitetit është shënuar: “Tregtim me pakicë të karburanteve, vajra lubrifikantë, të gazit, bar, restorant dhe hotel”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA