Vrasjet dhe sfida e hapur që personat me rekode kriminale i bënin organeve ligjzbatuese, duket se i jep krah dhe kriminelëve ordiner.
Në vigjilje të vitit të ri, Elbasani u trondit sërish nga një tjetër ngjarje e rëndë.
Pasditen e së premtes, më 28 dhjetor 2018 u raportua rrëmbimi i biznesmenit Aurel Guni.
Këshilltari i PDIU-së në bashkinë e Elbasanit dhe ish drejtues në disa insitucine të qeverisjes vendore po udhëtonte me mjetin e tij kur nje person i ka hipur në makinë duke e goditur në kokë me qytën e pistoletës.
Pavarësisht goditjes së rëndë që ka pësuar në kokë, Aureli ka dalë nga autovetura dhe ka vrapuar në drejtim të një patrulle policie që ndodhej rastësisht në rrugë.
Fillimisht u raportuar se ai ishte rrëmbur për llogari të një grupit kriminal që vepron në Elbasan, por më pas policia zbuloi se pengmarsi ishte Bexhet Mosmuça, një i njohur i biznesmenit.
Hetimet nxorrën se Mosmuça ishte nën efektin e lëndëve narkotike, dhe për të bindur biznesmenin t’i jepte para ka përdorur emrat e të fortëve në qytet.
E ndërsa policia zbardhi ngjarjen e pengmarrjes, të nesërmen një tjetër krim trondit qytetitn.
Endrit Alibej, Arben Dylgjeri, të dy kushërinj me njëri-tjetrin dhe një person me kombësi turke, dhe Erdal Durunay po udhëtonin në aksin rrugor në afërsi të kombinatit metralugjik, me një makinë të tipit Range Over. Pas tyre, në dy makina të ndryshime udhëtonin familjarë të tyre, 5 gra dhe 3 fëmijë.
Në Bradashesh, një makinë tjetër i ka zënë rrugën karvanit të makinave duke qëlluar me kallashnikov. E tërë skena është parë nga gratë dhe fëmijët, ndërsa makina e autorëve është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në drejtim të elbasanit.
Policia shoqëroi një numër të madh personash por deri më tani burime të Top Story-t thonë se nuk ka asnjë të dhënë mbi autorët dhe motivet e ngjarjes.
E vetmja e dhënë e siguruar janë rekordet e Endrit Alibej, për të cilin dyshohet se ishte objketivi i sulmit.
Ai ishte arrestuar në vitin 2013 si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe nuk kishte shumë kohë që kishte mbërritur në qytet.
Top Channel