Shahini “rrëzon” LSI. Ministrja në Kuvend: Studentët, jo në vendimmarrje

30/01/2019 13:41

Qeveria rrëzoi amendamentet e LSI për ligjin e Arsimit të Lartë në Komisionin e Medias.

Duke u ndalur tek pika ku kërkohet rritja e përfaqësimit me 50% në e senat dhe bordet e administrimit, ministrja e Arsimit, Besa Shahini i vlerësoi të panevojshme ndryshimet ligjore të opozitareve për sa kohë Pakti për Universitetin i ka dhënë zgjidhje kërkesave të studentëve.

Shahini: Vendimet në senat duhet nga persona me një ekspertizë shumë e lartë. Nuk ka në asnjë vend, ne europë që studenti të përfaqësohet në masën 50% në senat. Kemi marrë një vendim në dhjetor ku do të shkarkojmë të gjithë përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit që janë në borde që të bëjmë një proces të ri zgjedhjeje plotësisht transparen ku përfaqësuesi I minsitrisë së arsimit në bord do të zgjidhet nga studentët.

Vokshi: Pse i mashtroni studentët? Ju vetë po thoni që jeni kundër disa kërkesave të studentëve. Mua më vjen mirë që pranuat që nuk janë plotësuar. Në nderin tuaj është që të dilni dhe t’i thoni studentëve dhe pedagogëve që nuk mundemi dhe nuk i kemi plotësuar disa prej kërkesave. Ju po pranoni që Pakti është një mashtrim.

Shahini: Përkundrazi pakti i ka adresuar këto kërkesa të studentëve dhe nuk kemi nevojë të bëjmë ndryshime ligjore të tjera.
Ndasi për ligjin e arsimit pati edhe brenda opozitës. Demokratët ndryshe nga LSI, kërkojnë anulimin e ligjit dhe jo amendimin e tij.

“Nëse do më thoni t’i votoj unë do votoj kundër për shkak se PD është për anulimin e ligjit dhe jo amendimin”, tha Luan Baci, deputet i PD.

Kryetarja e Komisionit kërkoi nga ministria një reagim për dhunën ndaj studentëve e dhe kërkesën e pedagogëve të cilët kërcënojnë me grevë urie nëse ligji i arsimit të lartë nuk anulohet, por ministrja i tha drejtueses demokrate se përgjigjen do e jepte kur ta thërriste sërish në Kuvend.

Top Channel