Në një vlerësim që hedh dyshime rreth synimit të presidentit Donald Trump për një Kore Veriu pa armë bërthamore, agjencitë amerikane të zbulimit njoftuan të martën Kongresin se Pheniani nuk ka gjasa të heqë dorë tërësisht nga porgrami bërthamor.

Në dëshminë përpara komisionit të Senatit për Zbulimin, drejtori i Zbulimit Kombëtar Dan Coats, vuri në dukje se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka shprehur mbështetje për çlirimin e gadishullit nga armët bërthamore dhe nuk ka testuar kohët e fundit raketa me aftësi bërthamore apo nuk ka kryer prova bërthamore.

“Pavarësisht kësaj vlerësojmë se aktualisht Koreja e Veriut po kërkon të ruajë aftësitë e saj të armëve të shkatërrimit në masë dhe nuk ka gjasa të heqë dorë tërësisht nga armët bërthamore dhe aftësitë e saj prodhuese, sepse në fund të fundit udhëheqësit e saj i konsiderojnë armët bërthamore si kritike për mbijetesën e regjimit,” tha zoti Coats gjatë një deklaratë përpara komisionit.

“Vlerësimi mbështetet tek vëzhgimet tona për disa aktivitete që nuk janë në përputhje me çarmatimin e plotë ”, shtoi ai, por pa dhënë detaje. Ky skepticizëm rreth Koresë së Veriut është në përputhje me pikëpamjet për gjatë shumë viteve të agjencive të zbulimit dhe bie ndesh me pohimin e zotit Trump i cili pas takimit të Singaporit me udhëheqësin e Phenianit tha se Koreja e Veriut nuk përbën më një kërcënim bërthamor. Ndërkohë vazhdojnë planet për zhvillimin e një takimi të dytë mes dy udhëheqësve por ende nuk dihet vendi dhe koha se kur mund të mbahet ai.

Drejtori i Zbulimit Kombëtar Dan Coats i tha gjithashtu anëtarëve të komisionit se Rusia dhe ndoshta vende të tjera kanë gjasa të përpiqen të përdorin mediat sociale dhe mjete të tjera, për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA