Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane
Qindra taksi bllokuan një arterie qendrore të trafikut në Madrid, gjatë orës së pikut, mëngjesin e të hënës, në shfaqjen e tyre më të madhe të forcës, ndërkohë që protesta që kërkon një rregullim më të rreptë të Uber dhe shërbimeve të tjera të udhëtimeve, hyri në javën e saj të dytë.
Policia anti-trazira, e mbështetur nga një flotë e karoatrecëve, mori disa orë për të hequr automjetet nga Paseo de la Castellana e kryeqytetit.
Shoferët e taksive të qytetit filluan protesta javën e kaluar kundër shërbimeve private, të cilat ofrojnë udhëtime që shpesh ulin çmimet e taksive dhe mund të prenotohen nëpërmjet internetit dhe jo në rrugë.
Në shtator, qeveria e Spanjës u dha kompanive 4 vite kohë për të përmbushur rregulloren, duke u dhënë atyre vetëm një licencë të re për çdo 30 leje taksish, por shoferët e taksive kërkojnë rregullime më të rrepta tani.
“Ata (shërbimet e udhëtimit) nuk mund të bëjnë të njëjtat shërbime që i bën një taksi. Ata nuk mund të marrin njerëz në rrugë. Kjo është e paligjshme, por asgjë nuk ndodh”, tha shoferi i taksive Juan Mateos.
Shoferët e taksive në Barcelonë përfunduan një grevë javën e kaluar, pasi autoritetet rajonale propozuan që shërbimet e udhëtimit mund të rezervohen vetëm pak kohë më parë.
Top Channel