Opsioni i WhatApp për të fshirë mesazhet u vendos në vitin 2017.

Ai i lejon njerëzit të fshijnë mesazhe brenda një afati kohor prej shtatë minutash, pasi janë dërguar.

Nëse kujtuat se mesazhet u zhdukën përgjithmonë, e keni gabim, pasi është gjetur një mënyrë se si të rikthehen.

Për të bërë një gjë të tillë, përdoruesit thjesht duhet të fshijnë aplikacionin dhe riinstalojnë atë. Në momentin që hapet e pas kyçjes në të, zgjidhni opsionin që të rikthehen të gjitha komunikimet nga bisedat e arkivuara. Kjo rikthen të gjitha mesazhet, edhe ato që keni fshirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA