Xhevahir Sukaj është sulmuesi që plotëson vendin e lënë bosh nga Tomislav Busiç te Flamurtari.
Presidenti Idrizi konfirmoi ardhjen në Vlorë të sulmuesit shkodran, i cili këtë të martë ka bërë edhe prezantimin e tij me fanellën kuqezi.
Sulmuesi 32-vjeçar e ka nënshkruar kontratën me klubin vlonjat dhe tashmë është në dispozicion të trajnerit Ilir Daja.
Xhevahir Sukaj është një futbollist me eksperiencë, që e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar të futbollit. Në Kategorinë Superiore, futbollisti ka luajtur me skuadra të tilla si Partizani, Vllaznia e Laçi, ndërkohë që ka jetuar edhe eksperiencat e tij në kampionatet e huaja, si ai iranian, kroat, turk etj..
Xhevahir Sukaj e gjen Flamurtarin në vendin e 6, me 29 pikë, 5 pikë larg zonës europiane.
Top Channel