Një komision i Parlamentit Europian propozoi të martën që britanikët duhet të gëzojnë udhëtimin pa viza në Evropë edhe pas Brexitit, pavarësisht nëse divorci i bllokut me Britaninë shkon mirë, ose bëhet pa marrëveshje.

Vendimi i komitetit, i miratuar unanimisht me 53 vota pro, duhet të miratohet nga parlamenti i plotë muajin e ardhshëm, gjë që ka të ngjarë që institucionet e tjera të BE-së ta mbështesin, si një lëvizje për të lehtësuar vizat për Britaninë pas Brexit, me kusht që Londra të kthejë reston.

Mocioni parlamentar mbulon edhe një skenar tjetër, nëse kryeministrja Theresa May ia del t’i bindë të vetët për të arritur marrë marrëveshjen e divorcit që ajo negocioi me BE, të ratifikuar nga parlamenti i Britanisë së Madhe, por edhe një Brexit pa marrëveshje.

Kjo lëvizje do të duhet gjithashtu të dakordohet nga Komisioni Ekzekutiv i BE-së dhe Këshilli Europian, i cili përfaqëson të gjitha shtetet anëtare të bashkimit.

Përjashtimet e vizave të BE mbulojnë udhëtime të shkurtra deri në tre muaj dhe aktualisht 60 vende në botë, nga Argjentina në Japoni, e deri në Ukrainë, përfitojnë nga sistemi. Leja për viza është projektuar për biznes dhe turizëm dhe nuk jep të drejtën për të punuar në BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA