LIVE/ Trump i dërgon Teheranit marrëveshjen me 15 pika për paqen, Irani i përgjigjet: Presidenti i SHBA po negocion me veten, ne s’e kemi në plan 25/03 14:28
Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, i ftuar në Open nuk iu përgjigj pyetjes se kush e ka firmosur lejen për të ndërtuar HEC në kanionin e Holtës, por ia vuri fajin Sali Berishës.
“Sali Berisha ka thënë që do të ndërtojmë HEC-e në zonat më të bukura të vendit. Kanioni sot është pothuajse pa ujë sepse Berisha ka dhënë disa leje në vazhdimësinë e një çmendurie të madhe”, tha Klosi.
Kur u pyet sërish nga gazetarja Eni Vasili se kush e ka firmosur lejen mjedisore për Holtën, Klosi nuk u përgjigj, por tregoi materiale të deklaratave të vjetra të ish-kryeministrit Sali Berisha mbi ndërtimet e HEC-eve.
Top Channel