Sulme me raketa dhe dronë në Kuvajt, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, disa persona të lënduar Heroina në Shqipëri shitet në mes të ditës, afër shkollave dhe gjykatave, ndërsa gjendet më lehtë sesa një paketë cigaresh.
“Fiks Fare” arriti të depërtonte në rrjetin e shpërndarësve në Tiranë dhe Korçë, duke zbuluar funksionimin e këtyre grupeve.
Shpërndarësit kishin arritur që të krijonin një perimetër sigurie, ku çdo individ duhej që të kalonte në “skaner”. Ai duhej të ishte një person i njohur dhe përdorues i lëndëve narkotike.
“Fiksi” ndoqi një ditë të zakonshme të një përdoruesi të lëndëve narkotike, i cili tashmë është bërë i varur nga përdorimi i heroinës. Ai tha se ka vite që e konsumon, ndërsa ka edhe pasoja nëse nuk e përdor; dhimbje mesi, dhëmballe, koke, të vjella, dridhje trupi.
Sipas tij, heroina në Tiranë dhe rrethe blihet brenda dhe jashtë shkollave. Bashkëpunëtori dhe grupi i “Fiks Fare” shkuan në disa pika në Tiranë dhe në Korçë, duke kërkuar në mes të ditës. Rezultatet ishin befasuese: në mes të ditës, heroina shitej lirshëm.
Në dy nga 3 raste që dokumentoi “Fiks Fare” në Tiranë, heroina shitej afër shkollave 9-vjeçare.
Top Channel