Pas 23 javësh të luajtura në Premier Leaguen angleze, Liverpooli kryeson bindshëm renditjen, me 4 pikë më tepër se Manchester City ndjekës, ndërsa fansat besojnë gjithmonë e më shumë te titulli kampion.
Nëse kjo do të bëhet realitet, atëherë “Anfield Road” do të jetë një teatër feste të vërtetë, pasi tifozët e “the reds” do të mund të festojnë një titull kampion pas plot 29 vitesh.
Kampionati për Liverpoolin përfundon më 12 Maj, pikërisht me ndeshjen ndaj Wolverhamptonit në “Anfield Road” dhe tifozët e kuq kanë filluar të mendojnë që tani për festën e titullit.
Por ka edhe të tjerë fansa që po mendojnë të shfrytëzojnë këtë rast, për të fituar para dhe kanë nxjerrë në shitje biletat që disponojnë për ndeshjen e fundit të kampionatit.
Çmimet për bileta në “Anfield Road” variojnë nga 37-59 Paundë britanikë, por në website-t e rishitjes kanë dalë për çmime shumë herë më të larta, që shkojnë deri në 6000 paundë.
Pikërisht rritja e interesit për atë sfidë, do të rritë edhe më shumë kërkesat për bileta më 12 Maj, ndaj edhe një kategori tifozësh kanë menduar zgjedhjen ideale për të siguruar abonimin edhe për disa vite në vijim.
Top Channel