
24/05 15:52
Zëvendës kryeministri dhe njëherazi Ministri i Brendshëm në Itali, Matteo Salvini ka folur sërish për futbollin dhe konkretisht për skuadrën e tij të preferuar, Milanin.
Në përfundim të sfidës me Napolit, Salvini ka komentuar largimin e Higuain, të cilin e ka konsideruar si vendimin e duhur, ndërsa i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit polak Piatek.
“Bëmë mirë që e lamë të largohej Higuainin. Mercenarët nuk më pëlqejnë as në politikë dhe as në sport, ndaj edhe Gonzalo ishte njëri prej tyre. Tani kemi marrë Piatek, i cili do të bëjë shumë mirë dhe mbi të gjitha është komunitar”, tha Salvini.
Top Channel