Kastrioti ka marrë një fitore me rezultatin e thellë dhe befasues 1-5, në transfertën ndaj Luftëtarit, sfidë kjo direkte mes dy skuadrave që luftojnë për mbijetesën.
Krutanët patën fituar edhe një vit më parë në Gjirokastër, por sot nxorën në pah të gjithë punën e mirë të bërë nga trajneri Devolli, duke u treguar cinikë dhe çuar 5 herë topin në rrjetë.
Sulmuesi shkodran Taulant Marku ishte heroi për Kastriotin, pasi shënoi 3 gola, ndërsa Roger dhe Rami kompletuan festivalin e golave, dhe fili shënoi për skuadrën vendase.
Ky rezultat lë përkohësisht në vendin e 8 Luftëtarin, në kuotën e 17 pikëve dhe konfirmon edhe njëherë problemet e shumta te gjirokastritët, ndërsa trajneri Mezani mbetet gjithë sy e veshë nga merkatoja.
Nga ana tjetër edhe Kastrioti mbetet në vendin e fundit, por tashmë me 3 pikë më tepër dhe vetëm dy pikë pas Kamzës që renditet e parafundit.
Top Channel