Skuadra e Teutës ka prezantuar sulmuesin më të ri Tomas Bushiç, në prag të rinisjes së pjesës së dytë të kampionatit.

Ish-sulmuesi kroat i Flamurtarit është prezantuar ditën e shtunë nga skuadra durrsake, e cila në këtë sezon është në garë të fortë jo thjesht për zonën e Europës, por edhe për titullin, duke qenë se ndodhet aktualisht në vendin e tretë, shumë pranë Kukësit të vendit të dytë dhe në një ritëm të mirë ndjekjeje me Partizanin kryesues.

Nuk bëhen të ditura shumë detaje nga klubi durrsak për kontratën e sulmuesit 32-vjeçar, por flitet për një marrëveshje 6-mujore me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Bushiç shikohej si zëvendësuesi ideal i ganezit Latif, por me rikthimin e këtij të fundit rritet konkurenca për një vend titullari në sulmin e Teutës së Bledi Shkëmbit, që me afrimet e Frashërit dhe Bushiçit ka një skuadër të kompletuar dhe mund të tentojë titullin kampion.

Me Flamurtarin në këto 3 sezon Bushiç ka shënuar në total 25 gola mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, 5 prej tyre në këtë sezon, megjithatë problemet financiare të vlonjatëve e detyruan atë të dilte një lojtar i lirë në treg dhe të braktiste në mes të sezonit anijen “kuqezi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA