Policia e Kavajës arrestoi 4 persona që dyshohet se janë përgjegjës për 13 vjedhje banesash të ndodhura në qytet dhe fshatrat përreth.

Njoftimi i plotë

Komisariati i Policisë Kavajë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”, ndaluan shtetasit:

G. I., 25 vjeç

S. K., 27 vjeç

Q. P., 43 vjeç

V. L., 19 vjeç

Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë të 13 vjedhje banesash të kryera në territorin e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 287 të Kodit Penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA