Duket si një paradoks që Carlo Ancelotti të jetë përballë apo kundër Milanit, ky trajner që përveçse ka luajtur për 5 sezone me kuqezinjtë, ka arritur t’i drejtojë edhe 8 sezone si trajner, ku ka fituar gjithçka.
Por, pas ndeshjes së fazës së parë që i përmbysi rezultatin në 3-2, Carlo kthehet tashmë në San Siro për herë të parë pas 18 vitesh si një kundërshtar i skuadrës së tij të zemrës. Ka qenë 21 tetori i vitit 2000 ku Ancelotti drejtonte Juventusin dhe luante në “San Siro” kundër Milanit. Pas disavantazhit të dy golave të Ambrosini dhe Shevchenko, arrin të barazojë gjithçka me Trezeguet dhe Tudor në minutën e 90.
Por Milan-Napoli mbërmjen e sotme ka veç historisë dhe shumë emocione, që do të keni mundësi t’i ndiqni drejtpërdrejtë në SuperSport, nga ora 20:30.
Top Channel