Nanta stërvitet e përlotur. Skuadra zbret në fushë pas humbjes së futbollistit Sala

26/01/2019 14:14

Pak ditë nga aksidenti minsterioz i avionit të Emiliano Salës që e çonte drejt Kardifit për të filluar një aventurë të re të karrierës së tij, skuadra e Nantës, ku ai luante, ka zhvilluar stërvitjen e parë pa të.

Ka qenë një situatë e trishtë në klubin francez, ku askush nuk ka mundur të përqendrohet në seancën stërvitore.

Gjithcka për ish-ekipin e tij fillioi me një minutë heshtje dhe një pjesë e shokëve të tij apo trajnerit janë parë të përlotur, pavarësisht se i është dashur më pas të mendojnë për vazhdimësinë e seancës.

Klubi i Nantës po përgatitet për ndeshjen e së dielës që do të luajë kundër Ontont, e vlefshme për Kupën e Francës. Kjo ndeshje ishte parashikuar për t’u luajtur ditën e premte, por u shty pas kësaj ngjarjeje që ndodhi me futbollistin argjentinas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA