Tashmë është zyrtare ajo që u përfol në mediat franceze pak ditë më parë. Monaco ka konfirmuar shkarkimin e trajnerit Thierry Henry, pas vetëm 20 ndeshjesh në drejtimin e skuadrës që rrezikon seriozisht rënien nga Ligue 1.

Ish-sulmuesi i Francës dhe Arsenalit fillimisht u pezullua, por tashmë klubi ka zyrtarizuar shkarkimin e tij.

Leonardo Jardim, i cili u shkarkua nga klubi në tetor, ka marrë sërish detyrën dhe ka nënshkruar një kontratë të vlefshme për dy vite e gjysmë.

Henry pasoi Jardimin me bujë të madhe në tetor, por ai dështoi të siguronte rezultate të qëndrueshme në atë që ishte eksperienca e tij e parë si trajner kryesor, ndërkohë që më parë ka qenë zëvendës i trajnerit të përfaqësueses së Belgjikës, Roberto Martinez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA