Sevilla dhe Atletico Madrid nuk kanë gabuar në ndeshjet e tyre të radhës në kampionatin spanjoll të futbollit, La Liga.

Skuadra andaluziane, që vinte pas fitores me Barcelonën në Kupën e Mbretit, mposhti me lehtësi Levanten me rezultatin 5-0.

Rezistenca e skuadrës nga Valencia zgati vetëm 45 minuta, ato të pjesës së parë, pasi Sevilla i shënoi golat në pjesën e dytë, me autorë Ben Yedder, Andre Silva, Franco Vasquez, Sarabia dhe Promes.

Ndërkohë, Atletico Madrid mundi Getafen 2-0, me këtë të fundit që mbeti me 9 futbollistë. Skuadra e Simeones e zgjidhi ndeshjen në pjesën e parë, kur shënoi të dy golat me Griezmann dhe Saul, respektivisht në minutat 27 e 38.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA