Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme një nga yjet e futbollit shqiptar, Vasillaq Zëri.

Në moshën 66-vjeçare ai humbi betejën e tij me një sëmundje të rëndë, e cila e mundonte prej disa vitesh.

Ish-futbollisti i Shkëndijës dhe Dinamos lindi në vitin 1952 në Tiranë dhe ishte grupi i parë i shkollës së fashme të futbollit që krijoi dhe skuadrën e Shkëndijes nga viti 1970 deri në vitin 1973, ndërkohw që në moshën 21-vjeçareu bë pjesë e skuadrës së Dinamos në periudhën e saj të artë, kur drejtohej nga trajneri Skënder Jareci.

Me blutw e kryeqytetit, Vasillaq Zëri u aktivizua për 10 vjet deri në vitin 1984, duke qenë një nga pikat kyçe të ekipit falë aftësive të tij të mëdha të kontrollit të topit me të dyja këmbët dhe nivelit të lartë teknik që e ka bërë atë të jetë një futbollist i veçantë i viteve të arta të Dinamos, ku ishte pjesë e treshes së famshme dinamovite Përnaska-Zëri-Ballgjini.

Pavarësisht nivelit të lartë për kohën, Vasillaq Zëri u aktivizua vetëm nw 6 ndeshje me kombëtaren, kjo edhe për shkak të ndeshjeve të pakta që zhvillonte përfaqësuesja atëherë. Debutimi i tij kuqezi ishte me miqësoren me Algjerinë në vitin 1976, kur trajner ishte Loro Boriçi dhe më pas ishte pjesë e ndeshjeve me Bullgarinë apo me Austrinë.

Më pas, Zëri, si shumë bashkohës së tij, në mbyllje të karrierës së luajtur bëri një karrierë relativisht të shkurtër si trajner tek Dinamo, si zëvendës i Bejkush Birçes, por edhe si trajner i parë, gjtihashtu me ekipet kombëtare të moshave ka qenë për pak kohë trajneri i kombëtares Shpresa U21 në vitin 2001 apo edhe ndihmës vite më pas po tek ekipi Shpresa.

Prej kohësh ai u përball me një sëmundje të rëndë të cilën u përpoq ta luftonte brenda por edhe jashtë vendit, për ta humbur atë betejë të premten, pak kohë pasi ishte rikthyer në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA