Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur lagjen Granicë në Gjirokastër pak pas orës 20:00 të së premtes. Shpërthimin e ka shkaktuar vendosja e lëndës eksplozive në garazhin e një godine trekatëshe.

Fatmirësisht nuk raportohet të ketë njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Prej shpërthimit janë thyer xhamat dhe janë dëmtuar fasadat në katet e para dhe të dyta të pallateve përreth. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur edhe hetimet për rrethanat e ngjarjes.

Tritoli ka qenë vendosur para pronës së Ndërtim Muxhaj, biznesmen në transportin ndërqytetës. Kujtojmë se së fundmi mes disa agjensi të transportit ndërqytetës kanë patur një konflikt që lidhej me pretendimet për konkurrencë të pandershme.

Burime nga policia e Gjirokastrës shprehen se kjo mund të jetë një pistë dyshimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA