Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE i kthen sytë nga shqiptarët. Anëtari i saj, Vllatko Gjorçev shpalli kandidaturën për President dhe shprehet i gatshëm t’u zgjatë dorën shqiptarëve për t’i kërkuar votat e tyre.

Gjorçev, i cili, siç thotë Alsat, në opinionin shqiptar njihet si njëri ndër eksponentët e protestave kundër Fakultetit të Pedagogjisë në gjuhën shqipe, tani konsideron se Maqedonia është shtet i të gjithëve dhe se të gjithë së bashku duhen angazhuar për ta përmirësuar.

Gjorçev thotë se shqiptarët janë të zhgënjyer nga qeveria dhe premtimet e saj e këtë gjë, sipas tij, e vërteton eksodi në rajonet me shumicë shqiptare.

“Dera nga ana ime është e hapur dhe dora e zgjatur”, ka thënë ai. Sipas Gjorçevit, qytetarët e Maqedonisë i ka bashkuar gjendja e keqe ekonomike dhe për këtë arsye kërkojnë ndryshim. Ligjvënësi opozitar është i vetmi emër në garën e VMRO-DPMNE-së për kandidatin presidencial.

Ai pretendon se jo vetëm ka aftësitë e duhura për të marrë në dorë postin e kreut të shtetit, por thotë se gëzon gjithashtu mbështetjen e qartë të shumicës së deputetëve opozitarë dhe anëtarëve të partisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA