23/11 19:45
Rreth 300 hektarë tokë të fshatit Okshtun në Rrogozhinë rrezikojnë që këtë verë mos të vaditen.
Shkak, sipas banorëve, është lënia hapur e rezervuarit në fshatin e tyre. Porta e rezervuarit është hequr nga bordi i kullimit 6 muaj më parë për t’u riparuar dhe nuk është kthyer më.
Banorët kërkojnë rivënien e portës në rezervuar në mënyrë që uji mos të shkojë dëm dhe të përdoret prej tyre për vaditjen e tokave në verë.
Fshati Okshtun është një nga fshatrat që bujqësinë e ka burimin e vetëm ekonomik. Tokat janë të mbjella me vreshtari, pemë frutore dhe perime. Nëse ky problem nuk do të zgjidhet, dëmi që do i shkaktohet këtyre banorëve do të jetë shumë i madh.
Top Channel