Rezonanca magnetike është investimi më i ri në Spitalin Rajonal të Elbasanit, që ka nisur punën prej disa ditësh. Bëhet fjalë për një investim me vlerë 770 mijë dollarë që i shtohet shërbimit të imazherisë, që sipas ministres së Shëndetësisë, do të reduktojë kohën e pritjes.
“Kjo do të shkurtojë deri në 4 javë listën e pritjes për të kryer këtë ekzaminim, një kohë optimale kjo edhe për vende të BE-së”, deklaroi Manastirliu.
Kryeministri Edi Rama inspektoi edhe punimet e nisura 6 muaj më parë në godinën e Spitalit të Kirurgjisë, që do të kthehet në Spitalin e Urgjencës dhe Patologjisë, me mbi 70 shtretër dhe shërbime kryesore neurologjinë dhe kardiologjinë.
“Këtu ka ndodhur një transformim i madh, për hir të së vërtetës. Ishte një llahtar. Tani ka marrë formë, por ky transformim duhet të shoqërohet me një rregull të brendshëm funksionimi, që spitali të mos kthehet në një vijë kalimi hyr e dil”, deklaroi Rama.
Punimet pritet që të përfundojnë brenda muajit qershor.
Top Channel