Ndryshimet në Qeveri me disa emra të panjohur në arenën politike ka qenë tema e kësaj mbrëmje në “Open”, ku i ftuar ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla.

I ngacmuar nga gazetarët e pranishëm në panel, Balla u shpreh se vendimi për ndryshime në qeveri nuk ishte krejtësisht i papritur.

“Kemi bërë një analizë në korrik dhe një pjesë e kolegëve e dinin që kishin një rënie në punën e tyre”, u shpreh Balla.

Por për sekretarin e Përgjithshëm të PS kjo nuk ka qenë arsyeja e plotë e ndryshimeve që u deklaruan pak para ndryshimit të viteve.

“Arsyeja e vërtetë buron nga një qasje e re që erdhi edhe nga protesta e studentëve. E lexuam drejt atë protestë. E kuptuam që disa gjera duheshin bërë më parë”, tha Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA