Sulmuesi kuqezi 19-vjeçar, vesh fanellën e Lazio-s, këtë herë si profesionist 12/03 23:47
Sezoni i keq i Manchester United ka bërë që klubi anglez të lërë vendin e parë në renditjen e ekipeve me më shumë të ardhura në Europë.
Pasi nuk kaluan fazën e 1/16, “Djajtë e Kuq” janë parakaluar në renditjen e pasanikëve nga Real Madrid dhe Barcelona, që mbajnë respektivisht vendin e parë dhe të dytë. Madrilenët kanë 751 milionë euro të ardhura, ndërsa katalanasit 690 milionë euro. Manchester ka arritur të grumbullojë “vetëm” 666 milionë euro.
Pesëshen e parë e plotësojnë Bayern Munchen (629 milionë euro) dhe Manchester City (568 milionë euro).
Top Channel