Përfundoi sfida mes Tiranës dhe Flamurtarit për Kupën e Shqipërisë, sfidë e cila nisi ditën e mërkurë por që u pezullua në minutën e 25 për shkak të reshjeve të dendura të shiut duke u shtyrë për këtë të enjte.

Sfida nisi pikërisht në minutën që u ndërpre dhe u mbyll më suksesin e bardhebluve 2-0. Të dy golat për bardheblutë u shënuan në pjesën e parë të sfidës.

Në minutën e 37 Ngo iu dha avantazhin kryeqytetasve, ndërsa 3 minuta më vonë Hoxhallari shënoi edhe golin e dytë për skuadrën e Ardian Memës.

Vlen të theksohet se Tirana humbi edhe një 11 metërsh në minutat e luajtura ditën e mërkurë të kësaj ndeshjeje.

Pas 2 javësh do të luhet ndeshja e kthimit në Vlorë me Tiranën që do të shkojë në atë ndeshje me një avantazh kundrejt vlonjatëve që duhet të fitojnë me 3 gola diferencë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA