Qeveria spanjolle është kritikuar nga ekspertët për faktin se u tregua më e butë në dënimin e Cristiano Ronaldos për evazion fiskal në krahasim me dënimin që i dha Leo Messit për të njëjtën shkelje ligji.
Ylli i Juventusit pranoi shmangien e taksave para një gjykate në Madrid dhe u gjobit me 18,8 milionë euro pas një marrëveshjeje me prokurorët.
Dënimi i mëtejshëm me burg iu shndërrua sërish në gjobë dhe ekspertët e departamentit të Thesarit në Spanjë thonë se gjoba mund të ishte 6 herë më e madhe, pasi evazioni i Ronaldos ishte më i rëndë se ai i Messit.
“Ndryshimi i Kodit Penal e konsideron atë të Ronaldos shkelje të rëndë, ndërsa ajo e Messit quhej shkelje fiskale”, thanë ekspertët për gazetën “El Mundo”.
Top Channel