Mjekët stomatologë janë me pakicë në Shqipëri në raport me vendet anëtare të Bashkimit Europian.
Ndërsa mesatarja e vendeve anëtarë të BE-së është 77 për çdo 100 mijë banorë sipas Eurostat, për çdo 100 mijë banorë në Shqipëri ka rreth 51 mjekë stomatologë, sipas të dhënave nga INSTAT dhe Urdhri i Stomatologut, të përpunuara nga Monitor.
Megjithatë në raport me një vit më parë numri i mjekëve stomatologë për 100 mijë banorë është rritur. Në janar të vitit të kaluar numri i mjekëve stomatologë në Shqipëri, duke u bazuar te të dhënat që publikon Urdhri i Stomatologut, ishte 46 për 100 mijë banorë, rreth 5 mjekë më pak se ky vit.
Në Europë vendet me numrin më të lartë të mjekëve stomatologë janë Greqia me 123 dentistë për 100 mijë banorë, Bullgaria me 112 dentistë për 100 mijë banorë dhe Qipro me 104 mijë dentistë për 100 mijë banorë.
Në vende si Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Austri, numri i dentistëve për 100 mijë banorë varjon nga 50 deri në 60 dentistë.
Numri më të ulët të dentistëve këtë vit e ka Polonia me 33 mjekë stomatologë për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Malta me 47 dhe Sllovakia me 50.
Nuk e përballojnë dot dentistin, 50% e shqiptarëve nuk kanë para që të shkojnë
Kujdesi për shëndetin oral është i rëndësishëm, edhe pse 50% e shqiptarëve kanë deklaruar në Anketën e Cilësisë së Jetës të Komisionit Europian se nuk kanë shkuar te dentisti për të kursyer para. 34% e të pyeturve në Shqipëri kanë deklaruar se nuk kanë shkuar në kohën e duhur te mjeku stomatolog, ndërsa 16% kanë deklaruar se nuk kanë shkuar fare te dentisti. Kjo është përqindja më e lartë në të gjithë Bashkimin Europian. Ndryshe nga Shqipëri, rezultatet e anketës kanë treguar se kujdesi ndaj shëndetit oral është më i lartë. Në Malin e Zi, kanë deklaruar se kanë vonuar vizitën 18%, ndërsa që nuk kanë shkuar fare 12% e të anketuarve, po aq dhe në Maqedoni.
Top Channel