“Jam në avionin që duket sikur po shkatërrohet dhe po shkoj në Kardif. Nëse brenda një ore e gjysmë nuk keni lajme nga unë, nuk e di nëse do të dërgojnë dikë që të më kërkojë, pasi nuk do të më gjejnë. Sa frikë që kam”.
Gazeta argjentinase “El Clarin”, në faqen e saj të internetit ka publikuar mesazhin audio që futbollisti Emiliano Sala i ka dërguar në Whatsapp miqve të tij përpara se avioni me të cilin po udhëtonte të zhdukej nga radarët, pranë Britanisë së Madhe.
Avioni po udhëtonte nga Nanta e Francës në Kardif të Uellsit, pasi futbollisti kishte arritur marrëveshjen për të luajtur me klubin e Premier League.
Sipas mediave angleze, piloti i avionit Piper PA-46 kishte arritur të ngrihej në fluturim vetëm në tentativën e katërt, duke qenë se tre përpjekjet e para nuk ishin të suksesshme për shkak të motit të keq.
Top Channel