“Talent Show” në kërkim të gazetarëve, prezantuesve, si dhe këtë sezon shtohet edhe kategoria e interpretuesve në zhanre të ndryshme si kërcim, numra shpejtësie, shpikje, pantomim, akrobatë etj., rikthehet në sezonin e dytë në Top Channel.
Këtë sezon, në kategorinë e talenteve të veçantë, fituesit do të fitojnë një çmim të konvertuar në një vlerë monetare, si dhe gazetarët dhe prezantuesit më të talentuar, që do të fitojnë në mbrëmjen finale, do të ketë për secilin nga një çmim.
“Top Talent” është një format i veçantë dhe unik, ku grupmosha të ndryshme, ambiciozë e të talentuar, sfidojnë veten përpara jurisë dhe publikut pjesëmarrës në sallë, por edhe nga ekrani. Skenografia në sezonin e dytë është e konceptuar si shfaqje ndërkombëtare.
Këtë sezoni formati vjen i ndryshuar në koncept dhe fton të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, të bëhen pjesë e këtij “talent Show”.
“Top Talent”, edhe pse me skeptikë dhe shumë kuriozitet në fillimet e sezonit të parë, arriti të zbulojë të rinj pasionantë, ambiciozë e të talentuar, që sot janë pjesë e disa redaksive falë punës dhe ambicies së tyre.
Në sezonin e parë, realizuar në muajt korrik-gusht 2018, fituesit që vazhdojnë ende sot rrugëtimin janë: Xhesika Muçaj (prezantuese), Armend Pire (gazetar), Driton Siqeca (gazetar i Top Channel në Prishtinë), Ermiola Muço (gazetare), Adela Hysenllari (gazetare).
“Show” do të vijë i ndryshuar edhe në emrat e jurisë dhe prezantim, emrat të cilët do të zbulohen së shpejti. “Top Talent” është një mundësi për të gjithë gazetarët dhe prezantuesët e rinj, që synojnë të jenë pjesë e televizionit.
Të gjithë mund të aplikoni në “website”-n e Top Channel, aplikimet janë të hapura deri në datën 20 shkurt 2019. Për detaje kontaktoni direkt në adresën: [email protected].
Top Channel