Futbolli shqiptar iu rikthehet aktiviteteve me çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Vëmendjen më të madhe e ka padyshim sfida mes Tiranës dhe Flamurtarit, me skuadrën vlonjate që vjen në këtë ndeshje me probleme të shumta që, sipas zv/trajnerit të bardhebluve, Erjon Xhafa, nuk do të ndikojnë në fushën e lojës.

“Ndeshjet e kupës nuk janë si ato të kampionatti. Këtu duhet të bëjmë llogaritë edhe me ndeshjen e dytë, kështu që duhet të tregohemi të kujdesshëm. FLamurtari mund të ketë probleme, por futbollistët do të zbresin në fushën e lojës për të marrë rezultatin që kërkojnë”, deklaroi Xhafa.

Ndërsa te Flamurtari, mbrojtësi Artim Pollozhani vlerësoi në maksimum skuadrën e Tiranës, pavarësisht gjendjes që ajo ka: “Ndeshjet e Kupës kanë tjetër specifikë, pasi janë dy të tilla nga 90 minuta. Por, ne do të hyjmë në fushën e lojës për të marrë maksimumin. Përballë do të kemi një skuadër të fortë dhe që të vë në vështirësi nëse i lejon hapësira”.

Sfida mes Tiranës dhe Flamurtarit do të luhet ditën e mërkurë, në “Selman Stërmasi”. Në të njëjtën ditë do luhet edhe sfida tjetër çerekfinale mes Vllaznisë dhe Laçit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA