Erigers Mias është ndaluar me urdhër të prokurorisë Gjirokastër si i dyshuar për vjedhje me armë të banesës së Naim Çiçës në qytetin e Tepelenës në vitin 2015.

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës në zonën e Yrshekut. Ai dyshohet të jetë një prej autorëve që në vitin 2015 grabitën me armë shtëpinë e Naim Çiçës, babai i të ndjerit Elton Çiça, i cili u ekzekutua në një lokal në kryeqytet.

“Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim kapjen e një personi të dyshuar si bashkëpunëtor në një vjedhje me armë në vitin 2015 në Tepelenë. Si rezultat i këtij operacioni, kapet në Yrshek Tiranë, 30 vjeçari E.M, për të cilin Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër kishte urdhëruar ndalimin e tij pasi ka dyshime të arsyeshme se ky shtetas ka marrë pjesë në vjedhjen me armë të banesës së shtetasit N. C. në qytetin e Tepelenës më datë 31.03.2015”, njofton policia.

Ndalimi i 30-vjeçarit u bë pasi ai akuzohet për veprat penale “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA