24/11 09:50
Punonjësi i sigurisë është i vetmi që prej orësh qytetarët shohin ndërsa presin për të nxjerrë një certifikatë pronësie në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Fier.
Shumë prej tyre thonë se dera është e mbyllur gjatë gjithë kohës.
“E kam futur për legalizim dhe nuk kam marrë akoma përgjigje. Po bëhet viti”, thotë një banore.
Ankthin e pritjeve të gjata në radhë nuk e ka zgjidhur as zyra e Adisës, Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, e cila u hap për të shpejtuar procedurat.
Top Channel