23/11 23:05
Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një video nga ndryshimet që, sipas tij, janë bërë në shëndetësi, duke treguar konkretisht se si ka qenë dhe si është qendra shëndetësore në Lezhë.
“MIRËMËNGJES. Duke ju rrëfyer se kur thonë që shëndetësia ka shumë probleme, më duket gjëja më normale, po ama kur thonë që s’ka ndryshim e kam të pamundur të mos dyshoj nëse i kanë a jo sytë në balle, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetin social.
Top Channel