23/11 23:05
Presidenti Ilir Meta nis sot vizitën shtetërore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç.
Kreu i Shtetit, gjatë qëndrimit në Mal të Zi, do të ketë takime edhe me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviç dhe Kryeministrin, zoti Dushko Markoviç.
Gjithashtu, Presidentit Meta do të takohet me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve të Malit të Zi dhe do të vizitojë qytetet e Tuzit, Tivarit dhe Ulqinit.
Rrugët e Podgoricës, si asnjëherë më parë, janë veshur me flamujt kuqezi në nder të Presidentit të Shqipërisë.
Top Channel