25/12 17:21
Sot pasdite nis sesioni i ri parlamentar, ku do të votohet edhe dekreti për shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe emërimit të Edi Ramës si ministër i Jashtëm.
Ndërkohë, disa ish-ministra që lanë qeverinë pas më shumë se 5 vitesh, do të marrin drejtimin e komisioneve parlamentare që lanë bosh ata që u bënë pjesë e kabinetit.
Mësohet se LSI-ja do të marrë pjesë në këtë seancë, ndërsa PD-ja do të mbledhë grupin parlamentar në orën 16:00 dhe aty do të vendoset dhe do të koordinohet qëndrimi i demokratëve.
Top Channel