Kryeparlamentari Ruçi ka firmosur urdhrin për nisjen e sesionit të ri parlamentar pasditen e së hënës, në orën 17:00.

Pjesë e rendit të ditës pritet të jetë edhe votimi për dekretet e Presidentit Meta, që i japin fund lëvizjes në krye të Ministrisë së Jashtme, duke miratuar largimin e Ditmir Bushatit dhe caktimin në vend të tij të vet kryeministrit Rama.

Përveç mbylljes së ciklit të ndryshimeve në Qeveri, socialistët kanë caktuar edhe ata që do të zënë vendet e lëna bosh në komisionet parlamentare, nga ata që u bënë pjesë e Këshillit të Ministrave.

Në vend të zv.kryeministrit Erion Braçe, Komisionin e Ekonomisë dhe Financave do ta drejtojë ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi pritet të marrë drejtimin e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, në vend të Eduard Shalsit.

Ministri i ri i Bujqësisë, Bledi Çuçi lë bosh dy detyra parlamentare, atë të bashkëkryetarit të Reformës Zgjedhore, ku do të zëvendësohet nga Blerina Gjylameti, si dhe postin e zv.kryetarit të Komisionit të Integrimit, për të cilin ende nuk është caktuar zëvendësuesi. Dy kandidaturat më të mundshme, pohojnë burimet pranë mazhorancës, janë ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ose deputeti Ervin Bushati.

Një tjetër vend që mbetet bosh është ai i numrit dy të Komisionit të Shëndetësisë, ku ministrja e re për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali pritet të zëvendësohet nga deputetja socialiste, Klodiana Spahiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA