Nga Sarajeva, ku ka nisur zyrtarisht punën si Sekretare e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka zgjedhur të promovojë Tiranën. Përmes një videomesazhi në Instagram, Zonja Bregu tregon atmosferën e ngrohtë që ofron kryeqyteti, mikpritjen dhe mundësitë e shumta të argëtimit për vizitorët.
“Këshilli Rajonal i bashkëpunimit_rcc #Ballkani Perëndimor është in ON! # Ballkani Perëndimor është IN! Këtë të diel ju japim një shtysë, një paraqitje të shkurtër, një fraksion, nga ndjesia dhe shija që të jep Tirana e mrekullueshme, mikpritëse dhe plot ngjyra! Në këtë pjesë të botës, Tirana është qyteti që nuk fle kurrë, – A e ndjeni këtë? Përgatituni dhe ejani të shijoni Tiranën, më vonë do të përgëzoni vetën për vendimin e marrë. Kjo video u realizua nga Bashkia e Tiranës”, shkruan Majlinda Bregu.
Teksa i fton të huajt të vizitojnë kryeqytetin shqiptar, Bregu vazhdon: “50 hijet e Tiranës. Dhe s’keni pse prisni një jetë për ta vizituar”.
Top Channel