Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zgjodhi Kryesinë e re të kësaj force politike, më të vogël në numra, nga mbi 50 në 15, e ku bien në sy emra të njohur të selisë blu, si Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Florian Mima dhe Enkelejd Alibeaj.

Tërheq gjithashtu vëmendjen edhe emri i Tomorr Alizotit, i njohur si kritik i Bashës, i cili kishte dhënë dorëheqjen nga funksionet pas përplasjes me kryetarin.

Për shkak të respektimit të detyrimit statutor të 30% të kuotave gjinore, kanë hyrë në Kryesinë e demokratëve deputetet Dhurata Çupi, Grida Duma, Oriola Pampuri dhe Izmira Ulqinaku, ndonëse nuk kishin arritur të mblidhin votat e mjaftueshme.

Ato kanë spostuar nga lista, duke i nxjerrë jashtë Kryesisë, disa kolegë meshkujsh, të cilët gjithsesi i kishin marrë votat e mjaftueshme. Bëhet fjalë për Ervin Salianjin, i cili mbetet një deputet i thjeshtë, jashtë Kryesisë dhe jashtë Sekretariatit. Të njëjtin fat me të patën edhe deputetët Aldo Bumçi e Luçiano Boçi, si dhe Gert Bogdani e Roland Bejko.

Gjatë votimit për Kryesinë e demokratëve nuk kanë rezultuar fitues deputetët Rudina Hajdari, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Klevis Balliu dhe Fatbardh Spahiu. Ndërkohë që PD respektoi kuotat gjinore për Kryesinë e partisë, në Sekretariatin e ri nuk ka asnjë femër të zgjedhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA