Banorët e Astirit kanë dalë në protestë në ditën e 77 radhazi për banesat e tyre të cilat preken nga projekti i Unazës së Re.
Protestës i janë bashkuar të dielën edhe disa deputetë të opozitës. Klevis Balliu i Partisë Demokratike është shprehur se java e ardhshme është e rëndësishme.
“Çdo ditë që ne dalim këtu neve na shtohen mbështetësin dhe qytetarët e ndershëm që janë kundër vjedhjes. Edi Rama anuloje projektin se revoltat që do shohësh në Shqipëri do ta bëjnë revoltën në Francë lule përballë asaj që do shohësh ti në Shqipëri. Shtëpitë janë tuajat dhe tuajt do të mbeten do apo nuk do Edi Rama. Rrëzimi i Edi Ramës është domosdoshmëri kombëtare. Java që do vijë do jetë javë e rëndësishme për të gjithë ne. Ka ardhur koha që qytetarët të marrin të që u takon . Ka ardhur koha që politika të dëgjojë qytetarët dhe jo interesat e saj. Të bashkohemi të gjithë për të rrëzuar këtë qeveri. Qytetarët nuk kanë më rrugë tjetër përveç revoltës”, deklaroi Balliu.
Top Channel