“Rrezik për cunami në Santorini”/ Çfarë do të ndodhë nëse aktivizohet vullkani Kolumbo në Greqi, zbuloni çfarë thotë studimi
Ish presidenti Bujar Nishani vendosi të padisë për shpifje kryeministrin Edi Rama për akuzën publike të tij se “vëllai i Presidentit e ktheu në lloto mencën në Qyteti Studenti”.
Ish presidenti siguron se i vëllai as nuk ka tentuar, as nuk ka nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti.
Zoti Nishani e sfidon Edi Ramën, si njeriu që ka në dorë çdo pushtet dhe çdo zyrë publike, nga tatimet tek hipoteka, të bëjë publike dokumentet që provojnë se vëllai i ish-presidentit është pronar i ish mensës në Qytetin Studenti apo ka kryer ndonjë aktivitet llotoje aty.
Pak kohë më parë, për të vërtetuar se e njëjta akuzë ishte shpifje, ish presidenti Nishani publikoi certifikatat e pronësisë së pronarëve të ligjshëm, që nuk kanë asnjë lidhje me familjen apo të afërm të tij.
Top Channel