Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli befasoi me deklaratën e tij, dhënë në kohen kur Vladimir Putin zhvilloi një vizite në Beograd, e cila pati jehone të madhe në media pjesërisht edhe për shkak të pritjes madhështore që iu bë shefit të Kremlinit në kryeqytetin serb.

Veseli shfaqi shpresën se Kosova do të jetë pjesë e OKB-së gjatë këtij viti e ndërkohë, u shpreh se Rusia është duke shkuar drejt njohjes se saj.

“Vizitën e presidentit rus, Putin në Serbi, merreni si diçka pozitive. Ne jemi me Amerikën, jemi vend perëndimor. Fqinji ynë në pjesën veriore po pretendon me qenë mirë me partnerët tanë, por po i hap dyert Rusisë. Sidoqoftë, në vizitën e Putinit në Serbi, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, janë thënë të njëjtat mesazhe, sikurse me presidentin tonë. Rusia është duke shkuar drejt njohjes së Republikës së Kosovës.

Në Beograd, ku u prit edhe me përzemërsisht se në provincat ruse, Putin nënvizoi në konferencën e përbashkët për shtyp me Aleksandar Vuçiçin se “Rusia pajtohet me arritjen e një marreveshjeje të pranueshme reciproke Prishtinë-Beograd në përputhje me rezolutën 1244”.

Analisti Boshko Jakshic mendon mendon se interesi i Putini është që çdo marrëveshje e arritur mes Kosovës dhe Serbisë të ruajë influencën ruse në Serbi, ndërsa Vuçiçi nga ana e tij ka dashur te dije si do te reagonte Moska pas nënshkrimit të një marrëveshje eventuale mes Prishtinës dhe Beogradit e t’u dërgonte një mesazh sidomos atyre që janë kundër paktit se Putini është në anën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA