Kohë rinovimesh në shtëpinë e Liverpool. Vetëm para pak ditësh me The Reds rinovoi mbrojtësi Robertson, ndërsa sot ka ardhur zyrtarizimi i rinovimit të kontratës së Trent Alexander-Arnold.
I rritur te The Reds, Alexander-Arnold ka hedhur firmën mbi kontratë e re, që do ta mbajë në Anfield deri në vitin 2024.
”Jam krenar, ndihem i privilegjuar që kam mbështetjen dhe besimin e klubit. Nuk kisha asnjë dyshim për këtë vendim, jam në klubin ku jam rritur dhe dua të vazhdoj sa më gjatë, duke shpresuar që do të arrijmë shumë suksese se bashku”, tha Alexander-Arnold pas firmës.
20-vjeçari debutoi me ekipin e parë në tetor 2016 dhe rritja e tij ka qenë impresionuese, sepse është kthyer në titullar fiks në formacionin e Klopp, me 67 ndeshje në ekipin e parë, duke shënuar 4 herë, shkruan supersport.
Mbrojtësi i djathtë ishte i pranishëm edhe në Kupën e Botës 2018, ndërsa ka luajtur 5 ndeshje me Anglinë deri tani.Me Robertson, Joe Gomez dhe Alexander-Arnold, të cilët kanë rinovuar kontratat në vitin e fundit, Liverpool ka në dispozicion një mbrojtje shumë të re dhe me të ardhme të shkëlqyer.
Top Channel