24/11 10:25
Amelia për vajza dhe Noel për djem, kanë qenë emrat që kanë kryesuar përsëri listën e emrave më të përdorur, që shqiptarët u kanë vënë fëmijëve edhe gjatë vitit të shkuar.
Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se ka pak lëvizje në preferencat e shqiptarëve në dy vitet e fundit, ndërsa ajo që të bie në sy është fakti se në të 20 këta emra, asnjëri nuk është shqiptar, apo të paktën të ketë rrënjë apo prejardhje shqiptare.
Top Channel