Marcelo Bielsa ishte një prej trajnerëve më të kërkuar në futbollin europian, por pavarësisht ofertave, ka zgjedhur ta vazhdojë karrierën në një klub me histori legjendare, por jo në elitën aktuale.
Tekniku argjentinas, që drejton Leeds United, po detyrohet këto ditë të përballet me një hetim nga Federata angleze për spiunazh.
Ai akuzohet se ka dërguar vazhdimisht anëtarë të stafit për të zbuluar metodat e stërvitjes dhe lojës së rivalëve, të fundit te Derby County. Vet trajneri latin pranoi metodat e tij të diskutueshme, por nënvizoi se këtu s’ka asgjë të paligjshme.
“Mund të diskutojmë të gjithë ditën, nëse është apo jo diçka e mirë, por nuk është shkelje e ligjit dhe normave të Federatës. Shumë njerëz e kanë dënuar sjelljen time, duke thënë se nuk është etike dhe morale, por unë do t’iu tregoj se e kam bërë shpesh këtë. Mënyra sesi respektohet futbolli është njohja e lojtarëve në fushë. Unë nuk flas dot anglisht, por mund t’iu flas për 24 ekipet që luajnë në kampionatin tonë”, tha trajneri Bielsa, duke treguar dhe shënimet e tij që kanë shkaktuar polemika.
Top Channel